Moto GP Sport

Valentino Rossi shpalos objektivin: Në Austri dua një vend në podium

I gjendur në vendin e dytë të renditjes së Botërorit të Moto GP pa fituar asnjë garë Valentino Rossi mendon se ka bërë një punë të mirë deri më tani dhe se synon të vijojë me këtë ritëm edhe në garën e ardhshme, atë që zhvillohet në Austri. Piloti italian i Yamaha ka 49 pikë diferencë nga kryesuesi i renditjes, spanjolli Marc Marquez. Por Rossi beson se në pistën austriake mund të arrijë një rezultat të mirë, ndaj shënjestron një vend në podium në garën e radhës.

“Kjo është një pistë e vështirë për Yamaha, nuk kemi dalë kurrë mirë këtu. Madje edhe vjet këtu vuajtëm shumë, por këtë sezon motori ka ndryshuar shumë, ndaj do të kërkojmë të bëjmë një garë të mirë dhe të marrim një reuzltat pozitiv. Unë shpresoj shumë të dueloj për podiumin, ndaj do të japim më të mirën”, u shpreh Valentino Rossi, që vjen nga vendi i katërt 4 ditë më parë në garën e zhvilluar në Brno, ku dhe vendosi rekordin e 6000 pikëve në karrierën e tij.

Related posts

ISHIN TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Lajm i madh nga familja Maldini, ja i shëruari i parë

Delo.autor

“NËSE DO TË LUANI, PAGUANI 15 MIJË EURO”/ Ish-futbollisti i Serie B sot drejton tramin në Milano

Delo.autor

BOTËRORI 2019 I MOTO GP/ Prezantohet “përbindëshi i kuq” me të cilin Dovizioso synon të ndalë Marquez (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment