Futboll Sport

Barazimi me Skënderbeun/ Mërgjyshi: Mund të kishim fituar, jam optimist

Artan Mërgjyshi është shprehur i kënaqur pas ndeshjes me lojën e të besuarëve të tij. Trajneri i Laçit tha se ashtu siç shkoi ndeshja, kurbinasit mund ta kishin fituar sfidën. Gjithsesi trajneri Mërgjyshi beson se grupi që ka në përbërje e bën optimist për të ardhmen.

“E njihnim deri diku mirë kundërshtarin. Edhe në ndeshjen e Superkupës, pavarësisht se fitoi Skënderbeu, ne kemi zhvilluar një ndeshje relativisht të mirë. Edhe sot kishim marrë masat për të respektuar kundërshtarin por edhe për të bërë një ndeshje të mirë, për të gjetur momentet tona. Patëm mundësi për ta fituar ashtu si dhe Skënderbeu kishte mundësi për ta fituar. Gjithsesi them që u zhvillua një ndeshje e mirë dhe dinjitoze. Kjo është ajo që më jep besim për skuadrën që drejtoj.

Që në javën e parë e kam thënë se pavarësisht se është një grup i ri, tani e kemi përmirësuar grupin. Është një grup që të bëjnë optimist për atë që tregojnë në fushë. Jo pa qëllim bëra dhe lëvizje kur Skënderbeu mbeti me dhjetë lojtarë. Futa një tjetër sulmues duke kaluar me dy sulmues. Ky ishte një sinjal për ti thënë skuadrës se mund ta fitojmë këtë ndeshje. Po të më thonit për një barazim para ndeshjes do e pranonim, por ashtu siç erdhën situatat mund ta kishim fituar”

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Partizani. Rezultati 0-3

Delo.autor

Dëmtohet Marcelo. Ja nëse do të luajë kundër PSG apo jo

Q.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Njeriu i momentit në skuadrën kuqezi, Milan gati rinovimin për Ibrahimovic

Delo.autor

Leave a Comment