Futboll Sport

Barcelona vuan, por Dembele i jep fitoren ndaj Valladoilid

Barcelona ka fituar edhe ndeshjen e dytë të sezonit të La Liga-s teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 ekipin modest të Valladoilid. Ishte një sfidë e vështirë për katalanasit, teksa kundërshtari ia bëri jetën e vështirë duke vrapuar shumë dhe duke mos i lejuar shumë hapësira në sulm.

Në pjesën e parë ndeshja ishte e hapur, edhe Valladoilid kishte mundësitë e veta, ashtu si Barça me Dembele dhe Suarez. Messi ishte i qetë para portës kundërshtare dhe nuk arriti të kthehej në një rrezik për mbrojtësit rivalë. Pas pushimit ishte Dembele ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 57’.

Valladoilid luan pa frikë ndaj kampionëve në fuqi dhe ter Stegen tregon aftësitë e tij pak më vonë në rastin e Keko-s. Vendasit nuk i humbasin shpresat dhe mundohen të sulmojnë sa herë që u jepet mundësia për të gjetur golin e barazimit. Suarez u duk sikur vulosi fitoren pranë fundit, por goli i tij është anuluar për pozicion jashtë loje. Duhet theksuar se fusha e Valladoilid është shumë e keqe, dhe kjo padyshim që ka ndikuar te loja e katalanasve, duke parë që ata preferojnë të luajnë me pasime të shkurtra. Gjithsesi, tri pikë të tjera për Barça-n, që aktualisht ndodhet në vend të parë. Në fund vendasit arrijnë të shënojnë golin e barazimit, por ai është anuluar nga VAR.

Related posts

Real Madrid, Alisson i jep fjalën e nderit

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Penallti e padhënë për prekje të topit me dorë, protestojnë gjirokastritët (VIDEO)

Isa.Autor

Pa Suarez dhe Busquets, Barça synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment