Futboll Seria A Sport

DERBI NË MERKATO PËR GRANIT XHAKËN/ Ja formula që të dy klubet e Milanos i propozojnë “Topçinjve”

Granit Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë te Arsenali, dhe me shumë mundësi do të largohet në merkaton e janarit.

E ardhmja e mesfushorit mund të jetë në Itali, teksa diçka të tillë e konfirmon “Sky Sport Deutchland”.

Sipas kësaj të fundit, Milani dhe Interi kanë shfaqur interes serioz për të transferuar futbollistin në ekipet e tyre respketive. Të dy klubet e kanë gati formulën e transferimit, të cilën do t’ia propozojnë Arsenalit, me shpresën se do arrijnë një marrëveshje për futbollistin.

Formula që dy klubet e Milanos do të propozojnë, është ajo e huazimit me të drejtën e blerjes, diçka që vështirë se do të pranohet nga Arsenali, të cilët në rast se e largojnë lojtarin, do të sigurohen që ta shesin përfundimisht.

Related posts

LEICESTER NDERON ME 3 PIKË/ Merr një fitore për Presidentin VICHAI ndaj Cardiff

Isa.Autor

SKANDALI/ Festë klandestine, klubi anglez përjashton tre lojtarët. Trajneri i lajmëroi me mesazh por…

Delo.autor

Video promovuese e Kupës së Botës është emocionuese dhe spektakolare

Sadik.Autor

Leave a Comment