Futboll Sport

Barcelona zgjedh numrat, ja kush do ta mbajë fanellën me nr.8 të Iniesta

Pas një jete te skuadra e Barcelonës, mesfushori Andres Iniesta nuk është më pjesë e këtij ekipi (luan në Japoni). Skuadra katalanase ka publikuar sot numrat që do të mbajnë në shpinë lojtarët dhe kureshtja më e madhe ishte se kush do ta merrte fanellën me nr.8, që për 20 vite u vesh nga Iniesta. Atë numër do ta mbajë të veshur në fanellë braziliani Arthur, që erdhi këtë vit nga Gremio.

21-vjeçari brazilian është i bindur se do të jetë në lartësinë e Iniesta dhe do ta nderojë këtë fanellë. Pak ditë më parë, Arthur ishte protagonist i një goli fantastik të realizuar ndaj Tottenham, duke bërë që fansat e shumtë “blaugrana” ta duartrokasin gjatë. Kiliani Arturo Vidal, një tjetër lojtar i ardhur këtë verë, do të mbajë fanellën me nr.22, Rafinha fanellën me nr. 12, ndërsa Malcolm nr.14.

Related posts

Babai i Behramit zbulon politikën e zviceranëve: Trajneri zbatoi urdhrin e shefave, tani Valoni ndihet…

Isa.Autor

“GRUPI KUALIFIKUES? NUK KA MË DIFERENCA TË MËDHA”/ Gjasula: Kemi detyrë të fitojmë ndeshjen e parë, t’i marrim gjërat…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA MES ERRËSIRËS/ “Shkodranët” dhe Teuta ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

Delo.autor

Leave a Comment