Futboll Sport

Gattuso optimist: Ky Milan mund të rivalizojë me Juventusin

Pavarësisht humbjes 3-1 me Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, shprehet optimist për sezonin e ri, duke deklaruar se kuqezinjtë do të synojnë diçka më shumë se një vit më parë. Madje Gattuso deklaroi se Milani mund të rivalizojë edhe me Juventusin. “Bëmë një paraqitje të mirë dhe skuadra u shpreh mirë në fushë, ndaj jam i kënaqur. Jemi përforcuar dhe shoh se diferenca mes nesh dhe Juve është ngushtuar ndjeshëm edhe pse bardhezinjtë janë para nesh”, u shpreh trajneri Gennaro Gattuso.

Më tej, trajneri kuqezi shtoi: “Ardhja e Higuain nuk zgjidhë çdo problem, pasi i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. Duhet të punojmë për të mos pësuar gola në minutat e fundit, siç ndodhi ndaj Real, që pësuam dy gola në minutat shtesë të secilës pjesë. Ky është një mëkat, pasi pa ato gola të pësuar në shtesë, do të kishim një rezultat tjetër. Shoh se skuadra po kënaqet me pak dhe kjo nuk më pëlqen, ndaj duhet të mos kënaqemi, por të kërkojmë më shumë. Skuadra është 80% ajo e vitit të kaluar dhe përforcimet besoj se shpejt do të përshtaten si duhet”, tha Gattuso.

Related posts

Haye kërcënon Bellew: Trajneri yt do të hedhë peshqirin për të ndalur sfidën

Sadik.Autor

Lamtumirë Chelsea, Morata befason me klubin e ri

Sadik.Autor

“Rusi 2018″/ Yjet e botës kthehen në imazh të KUKULLAVE të famshme ruse

Sadik.Autor

Leave a Comment