Futboll Premier League Sport

BEFASON Guardiola/ Qendërmbrojtësin e Anglisë e llogarit si mesfushor

John Stones mund të kalojë kohë duke luajtur në mesfushë për Manchester City këtë sezon, sipas Pep Guardiola. 24-vjeçari i kombëtares së Anglisë, i cili e ndihmoi Manchester City të fitojë titullin e Premier League gjatë sezonit të fundit, pas ardhjes nga Everton në vitin 2016, është nominalisht një qendërmbrojtës.

Por Stones, shkurtimisht u spostua në mesfushë, kur Vincent Kompany hyri si zëvendësues në fund të fitores 2-0 kundër Chelsea, të dielën. Sezoni i kaluar i pa të dy, Stones dhe Kompany, të lënduar, çka i dha mundësi Nicolas Otamendi të kishte mjaft kohë në këtë rol.

Dhe, me dëshirën për t’i mbajtur të gjithë të përfshirë, Guardiola pranoi se ishte një shfaqje premtuese nga ish-lojtari i Barnsley në “Wembley”. “John bëri një Kupë Bote të shkëlqyer dhe tregoi përsëri personalitetin e tij, – tha Pep. – Unë kam qenë i lumtur ta shoh atë në 10-15 minutat e fundit si një mesfushor difensiv. John ndoshta mund të luajë atje, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në Premier League ka një numër të madh lojrash dhe të gjithë do të jenë të përfshirë”.

Stones ishte një anëtar kyç i skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës së Rusisë, por do të përballet me një luftë të ashpër për të mbajtur pozicionin e tij të preferuar në radhët e “qytetarëve”, që kanë shumë mundësi të qendrës së prapme.

Megjithatë, Guardiola këmbënguli se lloji i konkurrencës është pozitiv për të gjithë, që të jenë të përfshirë: “John duhet të dijë se duhet të luajë në një nivel të mirë, sepse Vincent dhe Nicolas Otamendi janë atje. Edhe ata do të luajnë. Ne kemi nevojë për këtë lloj konkurrence”.

Related posts

Gentian Mezani flet hapur: Lojtarët të mos tolerojnë

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME NGA HOLANDA/ U shtir si i sëmurë për të ndjekur Totenham-Ajax, ja vendimi i klubit

Delo.autor

“GRAND SLAM”/ Veteranët Federer e Serena Williams debutojnë me fitore në Paris

Delo.autor

Leave a Comment