Futboll Sport

“Beteja” e Flamurtarit dhe Kukësit për Elton KALE, FSHF merr vendimin e papritur

Konflikti mes Flamurtarit dhe Kukësit për futbollistin brazilian Elton Kale, ose më saktë mes vetë lojtarit dhe verilindorëve, pritet të vazhdojë gjatë.

Kjo pasi as Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së nuk ka arritur t’i jap drejtim çështjes duke e lënë atë në dorë FIFA-s. Mësohet se duke qenë se Kale e ka çuar kërkesën e tij edhe në FIFA, FSHF ka vendosur ta pezullojë çështjen deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga organizmi botëror, pa e zgjidhur në themel.

Kale kërkon me ngulm marrjen e leje-kalimit nga Kukësi për të nënshkuar me Flamurtarin, ndërkohë që verilindorët pretendojnë se lojtari ka një kontratë të vlefshme me ta.

Related posts

Andres Iniesta prezantohet në Japoni te Vissel Kobe

Sadik.Autor

Sherr me fansat, ylli i Turqisë kërcen në tribunë (VIDEO)

Sadik.Autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Të dyja ekipet synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment