Futboll Seria A Sport

BOMBA E MERKATOS/ MILANI ka arritur AKORDIN me SUPER LOJTARIN E PSG

Raportet e mediave franceze thonë se Milan janë në kontakt të ngushtë me Adrien Rabiot dhe mund të arrin një transfer me parametra zero me rebelin e Paris Saint-Germain. Mesfushori 23 vjeçar ka kontratë që i skadon në fund të sezonit të ri dhe është duke refuzuar nënshkrimin e një kontrate të re.

Disa klube janë të lidhur me blerjen e tij, përfshirë edhe Juventus, Roma, Barcelona dhe Manchester United.

Sipas Le10sport.com, drejtorët e Milanit Leonardo dhe Paolo Maldini kanë bërë kontakte të shpeshta me Rabiotin javët e fundit. Mediat shkruajnë se ka një akord mes lojtarit dhe kuqeznjëve.

Ata janë duke shikuar mundësinë që ta transferojnë atë si lojtarë të lirë pas skadimit të kontratës në qershorin e 2019, por mund ta blejnë atë edhe nëse PSG e shet për gjysmë çmimi në janar.

Related posts

EURO U-21/ Një fitore e “dardanëve” ndaj Austrisë ndez shpresën për kualifikim

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja kush zgjidhet PORTIERI më i mirë në Spanjë, ka pësuar më pak

Isa.Autor

KOMBINIM SHQIPTAR/ Çekiçi i dhuron një asist, Çikalleshi tund rrjetën për Koniaspor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment