Futboll La Liga Sport

ÇMENDURIA E RADHËS/ REALI ofron 38 milionë euro për SUPER lojtarin e vet (DETAJE)

Real Madrid duket se është i dëshpëruar për të realizuar një blerje të madhe këtë sezon, por sipas “El Pais”, kjo po e çon Florentino Perez drejt një lëvizjeje të çmendur. Presidenti i Real Madrid duket se është gati t’i ofrojë Bayern Munchen që tani 38 milionë euro për të prishur marrëveshjen e huazimit të James Rodriguez dhe për të rikthyer kolumbianin në “Bernabeu”.

Në fund të sezonit Bayern ka mundësinë që të shfrytëzojë klauzolën e të drejtës së blerjes pas huazimit dyvjeçar, që kushton 42 milionë euro, por Perez është i gatshëm të paguajë 38 milionë euro për të prishur këtë marrëveshje.

Edhe pse gjatë gjithë paradites është përfolur se Reali do të përpiqet deri në fund për të marrë Neymar, Mbappe dhe Eden Hazard, për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos, deri tani nuk ka ndodhur asgjë.

Blerja më e madhe që ka bërë Perez ka qenë ajo e talentit brazilian Vinicius Junior, por 18-vjeçari nuk mund të mbajë kaq shpejt presionin e zëvendësimit të superyllit portugez.

Kështu që juristët e Realit po vlerësojnë mundësitë ligjore për të realizuar rikthimin e James Rodriguez, i blerë nga Monaco për 80 milionë euro në vitin 2014. Vetë 27-vjeçari mendon të qendrojë në Gjermani edhe pas përfundimit të huazimit, ndërsa edhe Bayern, pavarësisht se nuk e ka paguar ende klauzolën, ka deklaruar disa herë se ka ndërmend ta mbajë lojtarin.

Related posts

Qaka vuan me Steaun e Bukureshtit, kritika dhe klauzolë e frikshme për të

Isa.Autor

Zyrtare/ Palermo shkarkon trajnerin Bruno Tedio

Sadik.Autor

SHQIPËRIA shpërfytyrohet për 30 minuta, Sllovakia na ndëshkon me tri gola (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment