Futboll Seria A Sport

“BOMBERI KUQEZI”/ CRESPO zgjedh favoritët e Europa League, nuk është MILANI

Hernan Crespo shikon Chelsea-n dhe Sevilla si ekipet favorite për të fituar Europa League, pasi Lazio ndodhet në një grup të ashpër ndërsa Milan mund të ketë primar kampionatin dhe do t’u japë mundësi lojtarëve të tjerë. Milan është në një grup me Olympiacos, Betis dhe Dudelange, ndërsa Lazio përballet me Olympique Marseille, Eintracht Frankfurt dhe Apollon Limassol.

“Është me të vërtetë një grup i vështirë për Lazio-n dhe asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, kështu që ata duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Crespo për “Sky Sport Italia”. “Do të doja të shihja që skuadrat italiane të fitonin sërish në Europa League. Hera e fundit ka qenë 20 vjet më parë kur Parma ime fitoi Kupën UEFA dhe kjo është sinqerisht një kohë e gjatë. Do të jetë interesante të shohim se si Ciro Immobile luan në ndeshje ndërkombëtare, këto ndeshje do ta ndihmojnë atë të fitojë përvojën për të ardhmen e skuadrës së Italisë”.

“Sa për Gonzalo Higuain, mendoj se do ta shohim atë të luajë më shumë në Serie A për Milanin sesa në Europa League. Pas shumë vitesh në Champions League, kjo do të duket e thjeshtë për të”, tha ish-sulmuesi. Kur iu kërkua të zgjedhë favoritët e Europa League, Crespo shikon drejt një tjetër klubi të mëparshëm. “Ka ekipe prestigjioze dhe nëse ata vendosin të synojnë Europa League si një prioritet, ata mund ta sjellin trofeun në shtëpi. Do të shohim nëse Chelsea do të fokusohet në Europë këtë sezon, ndërsa Sevilla janë specialistë në këtë kompeticion”.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Nëse mposht Hamilton, rinovimi me Mercedes është i garantuar

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico Madrid prezanton zëvendësuesin e Diego Godin (FOTO)

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Tensione në fushë, përplasje mes dy skuadrave në fundin e pjesës së parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment