Futboll Seria A Sport

TOTTI NUK NDALET SI MENAXHER! Ish-kapiteni fut “në kthetra” talentin e Romës…

Francesco Totti e ka nisur aventurën e tij si agjent në mënyrën më të mirë, pasi mbylli një tjetër goditje, e treta. Pas Bonavita të Interit dhe Retegui të Estudiantes, agjencia CT10 do të kurojë imazhin dhe interesat e Riçardo Pagano, mesfushori i Romës U-16.

Totti IMAGE.jpg

Ish-kapiteni verdhekuq, në ekipin e tij, ka një sy ndryshe për talentet. Ardhja e fundit, Riccardo Pagano, mesfushori i lindur në vitin 2004 (16 vjeç), gjithashtu i kombëtares italiane U-16, mund të luajë si në krah ashtu edhe qendër mesfushor. Një i ri me perspektivë të madhe dhe cilësi të padiskutueshme.

Totti Pagano screen.jpg

“Kënaqësi e madhe për IT Scouting të ndjekë rrugën e rritjes së Riçardo Pagano, mesfushor i AS Roma dhe i Kombëtares U16. i urojmë dhe dëshirojmë më të mirën për të ardhmen”.

Francesco Totti e shpalli këtë “martesë” në profilin e tij zyrtar të instagramit të agjencisë menaxhariale CT10. Ish-numri “10” e kishte parashikuar kohë më parë me një mesazh misterioz: “Kushedi nëse marr dikë që luan Trigoria…”. Profecia e tij është realizuar, tani gjithçka që mbetet është të presësh atë që do të ndodhë …

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Brugge. Rezultati 1-2

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “NIKO DOVANA”/ Turkaj i dhuron Laçit fitoren dhe ngjitet në vendin e tretë

Delo.autor

KAOS PARA BOTËRORIT “KATAR 2022″/ Paralajmërimi i De Ligt: Duroni deri nesër dhe do ta shikoni…

Delo.autor

Leave a Comment