Futboll Seria A Sport

BUFFON TËRBON JUVENTINËT/ Nuk i shikoj KURRË më ndeshjet e BARDHEZINJËVE

Ish legjenda e Juventusit, tanimë portieri i ri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, ka bërë të ditur se që nga largimi i tij këtë verë nga Juventusi, ai nuk e ka përcjellë asnjë ndeshjet të ish-klubit të tij, për shkak se ato zhvilloheshin në orë të ngjashme me ato të PSG-së.

40-vjeçari u largua nga Juventusi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua PSG-së si transferim i lirë. Ai kishte qenë lojtar i Juventusit për 17 vite, por në fund vendosi të vazhdonte karrierën e tij në PSG e jo të pensionohej.

“Unë nuk kam pasur mundësi të shohë një ndeshje të Juventusit drejtpërdrejtë, sepse ndeshjet e ish-bashkëlojtarëve të mi kanë qenë ose në të njëjtën kohë ose pak para ose pak ndeshjes time me PSG-në”, ka thënë Buffon.

“Natyrisht, nuk jam i habitur që po e shoh skuadrën e Allegrit me maksimumin e pikëve, pasi që dëshira dhe motivimi për të fituar tituj janë ende qendra e projektit të tyre”.

Për më tepër, Buffoni e ka lavdëruar edhe skuadrën e Napolit, që tani është nën menaxhimin e Carlo Ancelottit. Napoli kishte përfunduar në pozitën e dytë në Serie A sezonin e kaluar, kur Buffoni dhe bashkëlojtarët e tij në Juventus arritën ta marrin medaljen e artë.

“Napoli? Skuadra vazhdon të jetë e fuqishme dhe ata bënë një ndryshim të madh me sjelljen e një trajneri si Ancelotti.

Related posts

NUK HARRON ZAKONIN E VJETËR/ Jovetic, ndërhyrje horror për karton të zi! (VIDEO)

Delo.autor

KLUBI NIS KONTAKTET ME INTER/ Stade Rennais interesohet për mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

Lorena Bernal, ish-Miss Spanja e trajnerit të ardhshëm të Arsenal (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment