Futboll Seria A Sport

Përgatituni për një MILAN të madh/ LEGJENDA KAKA merr një ROL të ri te kuqezinjtë

Milan ka sjellë në stafin drejtues Leonardon dhe Maldinin, që për pak ditë sollën në ekip disa blerje interesante, ndërsa tashmë mediat italiane raportojnë se një tjetër rikthim i bujshëm do të ndodh. Bëhet fjalë për Rikardo Kaka, i cili ditën e djeshme ka mbërritur në Milano, ndërsa do të shoh në tribunë superndeshjen Milan-Roma.

Sikurse raporton “Tuttomercatoweb”, ish-fituesi i Topit të Artë do të ketë një rol shumë të veçantë për 7 herë kampionët e Europës, atë të gjetjes së talentëve brazilian dhe sjelljes së tyre në Milano, për ta rikthyer Milanin përsëri mes ekipeve pretendente në Europë.

Ende nuk ka diçka zyrtare, por të presim në orët e ardhshme për të mësuar diçka më konkrete përsa i përket Kaka-së.

Related posts

VIDEO/ Kushtoi 160 mln euro, Coutinho turpërohet keq gjatë prezantimit

Q.Autor

FORMULA 1/ Thyet heshtja, vjen më në fund reagimi i Hamilton: Unë kisha ikur, por tani… (FOTO)

Delo.autor

Pas tre asisteve, Costa: Luajta ndeshjen time më të mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment