Futboll Seria A Sport

“BUM EKONOMIK”/ Juventusi zyrtarizon fanellat e dyta, dalin menjëherë në…

Juventusi i ka bërë publike fanellat e dyta për këtë sezon dhe ato kanë dalë në shitje menjëherë, pasi që fanellat e para tanimë janë shitur të gjitha.

“Bardhezinjtë” i kishin zyrtarizuar më herët edhe fanellat e para dhe të treta, e këto të fundit janë të prodhuara nga material i ricikluar nga oqeani. Që të tria këto fanella janë të prodhuara nga Adidasi, pasi që Juventusi ka marrëveshje me ta.

“Kur punojmë me Juventusi, historia e klubit na shërben edhe si inspirim edhe si ambicie”, ka thënë dizajnerja e Adidasit, Francesca Venturini.

“Qëllimi ynë është të marrin elementet historike të lidhura me klubin dhe t’i futim ato brenda dizajneve tona. Kjo bën që fanella jonë të jetë e përshtatshme edhe për tifozët në rrugë edhe për lojtarët në stadium”.

Related posts

KEITA thotë fjalët e para si zikaltër: E njoh trajnerin Spalletti, me ICARDIN do…

Isa.Autor

Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

Q.Autor

VIDEO/ Kevin Gameiro çon në epërsi Atleticon. Ja goli

Q.Autor

Leave a Comment