Futboll La Liga Sport

Për 80 milionë e shet: Perez i vendos çmim yllit të Real Madrid

Për 80 milionë Euro mund të largohet. Ky është çmimi që Florentino Perez i ka vendosur një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, Karim Benzema. Sipas “Don Balon”, pas shumë dyshimesh për të ardhmen e sulmuesit francez, presidenti i klubit madrilen duket se ka marë vendimin përfundimtar dhe ka caktuar edhe vlerën monetare që kërkon të përfitojë nga transferimi i tij.

Pavarësisht dy golave kundër Bayern, që i dhanë Realit kualifikimin në finalen kundër Bayern Munchen, Perez nuk e ka harruar sezonin tmerrësisht të dobët që ka bërë Benzema dhe kjo ka qenë arsyeja që i ka vendosur “etiketën” me çmimin prej 80 milionë Eurosh.

 

Një shifër kjo që duket shumë ambicioze duke parë që Benzema është 30 vjeç, por presidenti mendon ende se ka klube të interesuar për shërbimet e tij, e ndoshta ndryshimi i ambientit do ta bënte që të rigjente formën e munguar.

Mbetet për t’u parë në verë se cilat prej skuadrave të mëdha evropiane do të interesohen për të, ndonëse në javët e fundit është lidhur me disa prej tyre. Por sërish sipas “Don Balon”, ofertat e mbërritura deri më tani janë shumë larg çmimit që Perez pretendon dhe për këtë arsye nuk ka marrë parasysh asnjë prej tyre.

Ndoshta një paraqitje e mirë e Benzema në Kupën e Botës do të ndryshonte situatën dhe skuadrat që kërkojnë shërbimet e sulmuesit mund të vendosin të paktën t’i afrohen pak më shumë pretendimeve të Perez.

Related posts

(VIDEO) ‘Tronditet’ Manchester United, Vardy kalon në epërsi Leicesterin

Q.Autor

KËSHILLON LEGJENDËN XAVI/ Suarez: Është i kualifikuar, por ky nuk është momenti i duhur për…

Delo.autor

(FOTO) Harrojini statujat e Maradonës dhe Ronaldos, ajo e Essien është skandaloze

Q.Autor

Leave a Comment