Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ E pabesueshme por e vërtetë, falimenton Zlatan Ibrahimovic

E pabesueshme, por e vërtetë, edhe Ibrahimovic mund të falimentojë! Jo në fushën e lojës, ku është e vështirë që kolosi suedez të dështojë, por është e qartë se Zlatan ka lindur për të qenë futbollist, por ka shumë për të mësuar, për të përmirësuar, në nuhatjen e tij për biznesin.
Nga vendlindja e tij vjen lajmi se marka e veshjeve sportive “A-Z”, që sulmuesi krijoi në vitin 2016, bashkë me firmën norvegjeze “Varner”, nuk ekziston më.
Pas dy viteve me humbje të mëdha “Business Insider”, bën të ditur se prodhimtaria është mbyllur dhe firma ka shpallur falimentimin.
I gjithë ky biznes i dështuar i ka kushtuar Ibrës plot 20 milionë euro. Kjo do të thotë se në 18 muajt e kontratës së i ka mbetur me LA Galaxy, që ka të ngjarë të jetë e fundit në karrierën e tij do të shkojnë për të mbuluar këtë “gropë”
“L’Equipe” ka shtuar se Ibra e kishte ideuar projektin e veshjeve sportive kur ishte te PSG në vitin 2013 dhe e vuri në zbatim projektin kur iku nga Franca, në vitin 2016, por që dje nuk ka më markë “A-Z”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Legjenda Pele nuk del dot nga karantina, merr lajmin shokues

Delo.autor

PRITET TË JENË SPEKTAKOLARE/ Formula 1 zbulon të ardhmen, ja si duken makinat e sezonit 2022… (FOTO)

Delo.autor

Conte takim me drejtuesit e Interit për merkaton/ Ja cilët do largohen dhe blerjet e reja

Delo.autor

Leave a Comment