Futboll Sport

Bayern lëshon një tjetër titullar, Boateng drejt United për 50 milionë stërlina

Pas Arturo Vidal skuadra e Bayern Mynih është shprehur e gatshme të lërë të lirë të largohet edhe një tjetër titullar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jerome Boateng, që mund të transferohet në Premier League sezonin e ardhshëm. Ky i fundit mund të transferohet te Manchester United, që është gati të paguajë 50 milionë stërlina për mbrojtësin 29-vjeçar. Trajneri Jose Mourinho është në kërkim të dëshpëruar të një mbrojtësi me përvojë dhe Boateng do të plotësosonte këtë boshllëk.

Për Boateng u përfol një transferim i mundshëm te skuadra e PSG-së, por duket se tek skuadra e United besojnë më shumë për të dhe britanikët janë gati të plotësojnë kërkesën e Bayern për shifrën e 50 milionë stërlinave. Por, tek United po presin edhe një përgjigje nga Toby Alderweireld të Tottenham, të cilit i është ofruar e njëjta shumë. Ndërkohë që, ëndrra e Mourinho është transferimi i Harry Maguire nga Leicestër, që këtë verë shkëlqeu në Botëror me kombëtaren angleze.

Related posts

VIDEO/ Lazio rikthen epërsinë ndaj Chievos, shënon Savic

Q.Autor

SHAHISTËT U-8 FEMËR E U-8 KAMPION/ Altja Çela dhe Alvin Alimema, nderuan fanellën e kuqe të Partizanit (FOTO)

Delo.autor

RUSI 2018/ Michael Ballack kritikon trajnerin Joachim Low

Sadik.Autor

Leave a Comment