Futboll Premier League Sport

ÇMENDURIA E MERKATOS/  PSG-ja ofron 325 milionë euro për të transferuar dyshen e BARÇËS

Paris Saint-Germaini është gati për të bërë çmendurinë e fundit në merkato. Sipas mediave iberike, PSG kërkon të nënshkruajë me dyshen e Barcelonës, Ivan Rakiticit dhe Sergio Busquetsit, shkruan “Goal”.

Busquets ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, ndërsa mesfushori kroat, 125 milionë euro. Në total sipas “Sport” pritet që PSG-ja të shpenzojë plot 325 milionë euro për të afruar në skuadër dy superlojtarë.

Duket shumë e vështirë për të ndodhur kjo, pasi klubi francez duhet të ketë kujdes që të mos shpenzojë shumë për shkak të rregullave të UEFA-s për Financial-Fair play.

Me Adrien Rabiotin, i cili nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën me PSG-në, skuadra e Tuchelit ka filluar menjëherë kërkimet për një zëvendësues të tij.

 

 

Related posts

“BOMBA” E UEFA-s ZBULON/ Si u trukua Kukësi 3-1 Kastrioti. U hodhën baste… (FOTO)

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ PSG nis kontaktet për një tjetër super goditje, kërkon të marrë yllin e Premier…

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja Champions Chelsea-Valencia

Delo.autor

Leave a Comment