Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ INTERI pret LYONIN, NAINGGOLAN sërish jashtë

Interi do të luajë sot takimin e dytë të vlefshëm për turneun veror International Champions Cup, teksa në Lecce do të përballet me Lyonin. Pas sfidës së datës 28 me Chelsean, Luciano Spalletti do të ketë një tjetër mundësi të kolaudojë skuadrën e tij, si dhe të shohë gjendjen e të kthyerve rishtazi në grumbullim, si Miranda, Vecino dhe Joao Mario.

Që të tre këta janë grumbulluar dhe do të kenë mundësi të luajnë disa minuta në sfidën e mbrëmjes së sotme, ndonëse Joao Mario është me valixhet gati për t’u larguar nga zikaltrit.

Gjithashtu, Spalletti do të ketë mundësi t’i japë vazhdimësi mbrojtësit brazilian Dalbert, pas ndeshjeve të mira në miqësoret e fundit, ndërsa pritet të konfirmohen Martinez, Politano dhe Karamoh, tre të rinjtë më premtues të zikaltërve.

Nga ana tjetër, edhe për Lyonin do të jetë sfida e dytë e ICC-së, pas asaj të fituar 3-2 përballë Benficës më datë 1 Gusht.

Francezët dhe Interi janë përballur edhe vitin e kaluar në një miqësore në Kinë, e cila u fitua nga zikaltrit.

Related posts

HISTORIKE/ Kosova fiton me përmbysje të çmendur, gjunjëzon Sllovakinë me 4 gola dhe ëndërron Botërorin

F.autor

Mandzukic mungon ndaj Bolonjës dhe rikthehet në finalen e Kupës së Italisë

Sadik.Autor

NGA VËRSHËLLIMAT TEK PSIKOLOGU/ Ylli Morata thyen heshtjen: Më thoni ku të firmos që Spanja fiton “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment