Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Juventusi fiton me penallti ndaj yjeve të MLS (VIDEO)

Ndeshja interesante mes Juventusit dhe yjeve të MLS u zhvillua në Atlanta e cila u mbyll 1-1. Përballja e zhvilluar në Mercedes Benz Arena u ndoq nga 72 mijë shikues. Max Allegri ua dha rastin shumë lojtarëve në këtë ndeshje, ndërsa edhe në anën tjetër u paraqitën të gjithë lojtarët e drejtuar nga Tata Martino.

Ndeshja nisi e hapur nga të dy ekipet me Zonjën e Vjetër që kaloi e para në epërsi.Sulmuesi i ri Andrea Favilli gjeti rrjetën në minutën e 21-të pas një goditje të bukur me kokë.

Nuk vonoi shumë dhe yjet e MLS barazuan me Martinezin.Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll 1-1.Nga goditjet e penalltive më të mirë ishin italianët që fituan 5-3.

Juventusi do të zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me Real Madridin para se të kthehet nga turneu në SHBA.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E ardhmja e Mërgim Mavrajt, gjithçka e qartë tek klubi i Hamburgut 

Isa.Autor

INTERI I EPOKËS INZAGHI/ Kampionët e Italisë nisin sezonin me një shqiptar në pankinë

Delo.autor

INCIDENTET E DHUNSHME NË STADIUM/ UEFA dënon AEK, ja 7 akuzat për “luftën” në Athinë

Delo.autor

Leave a Comment