Boks MMA Sport

ADESANYA MBRON TITULLIN KAMPION NË UFC/ Romero: Ai vrapon si Usain Bolt (VIDEO)

UFC 248 ka dhuruar dy ndeshje të bukura për titull. Israel Adesanya dueloi me Yoel Romero në peshën e middleweight. “The last stylebender” qëndroi si kampion i kësaj kategoria pas një ndeshjeje me jo shumë emocione.

Adesanya fitoi me vendim unanim nga gjyqtarët pas 5 raundesh të dueluara. Gjyqtarët vendosën  (48-47, 48-47, 49-46) në favor të kampionit aktual të UFC.

Një ndeshje zhgënjyese për fansat që prisnin më shumë luftë mes Asedanyas dhe Romeros. Ky i fundit qëndroi më shumë në pritje dhe pas 5 raundesh të luftuara numri i goditjeve ishte shumë i vogël. Adesanya e mbron për herë të parë titullin e tij në këtë peshë. Ai e rrëmbeu pas fitores ndaj ish-kampionati Robert Whittaker.

Romero nuk e ka pritur mirë humbjen, pasi tha se Adesanya më shumë vrapoi: “Ishte një ndeshje e shëmtuar. Njerëzit nuk kanë paguar për diçka të tillë. Nëse do të donin të shihnin vrap, atëherë do të shkonin në garat e Usian Bolt”, – tha ai.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ FULHAM/ Fillim ëndrrash për Arsenal, askush si Aubameyang në 16 vitet e fundit

Delo.autor

“HARRON” ROMËN/ Marash Kumbulla: Mendoj vetëm për Kombëtaren dhe Espanyolin

F.autor

ÇËSHTJA “ANTIDOPING”/ WADA rishikon listën e substancave të ndaluara, kanabis pritet të marrë “dritën jeshile”

Delo.autor

Leave a Comment