Futboll La Liga Sport

MERKATO STRATEGJIKE/ Largime REKORD, Barça arkëtoi një MAL ME PARA

Sezonin e kaluar arkëtuan 222 milionë euro nga shitja e Nejmarit te PSG-ja dhe sigurisht që me një lojtar të vetëm dhe duke parë kalibrin e tij, ishte normale pagesa e klauzolës. Por, në një fushatë normale shitjesh, të përbërë nga largimet e disa futbollistëve që nuk bënin pjesë në planet e klubit, kjo verë ka qenë më e suksesshmja në historinë e klubit për fitimet nga shitjet, duke nisur nga 50 milionë eurot e Paulinjos, deri te 2.25 milionët e huazimit të Andre Gomeshit tek Evertoni në Angli.

“FALEMINDERIT EVERTON” – Në radhët e klubit anglez nga Barcelona u larguan dy futbollistë. I pari ishte mbrojtësi Jerri Mina, për shifrën e 30.25 milionë eurove (u ble nga Palmeirasi vetëm për 12 milionë), plus huazimin e mesfushorit portugez Gomesh. Gjithsesi, marrëveshjet me blutë e Liverpulit nuk mbaruan këtu për klubin spanjoll, duke qenë se në këtë skuadër përfundoi edhe Lukas Dinj, për vlerën e 20.2 milionë eurove. E thënë shkurt, vetëm nga skuadra e Evertonit, Barcelona ka përfituar 52.7 milionë euro.

TË TJERËT – Ndërkohë, për sa u përket largimeve të tjera, Barcelona ka arkëtuar nga shitja përfundimtare e sulmuesit Zherard Deulofeut për 13 milionë euro te skuadra angleze e Uotfordit. Por, nuk mbarojnë këtu largimet e katalanasve sepse 8.5 milionë euro iu paguan nga Sevija për kartonin e mbrojtësit të djathtë, Aleiks Vidal, ndërsa Iniesta, Ortola dhe Duglas u larguan me parametër zero nga skuadra, respektivisht te klubet e Visel Kobe (Japoni), Deportivo La Korunja (Spanjë) dhe Sivaspor (Turqi).

Related posts

(VIDEO) Barcelona dyfishon shifrat, nuk mund të mungonte Messi

Q.Autor

Lamtumirë Barcelona, Digne transferohet te gjiganti evropian

Sadik.Autor

NIS STËRVITJEN E PARË ME PSG/ Icardi “prezantohet” kështu tek klubi i ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment