Futboll Premier League Sport

Chelsea-Man City/ Superkupa është “makthi” i Guardiolës (STATISTIKA)

Manchester City, kampione e Anglisë, do të përballet me Chelsea-in, fituese e Kupës së Anglisë pasditen e sotme (ora 16:00), në atë që do të jetë edhe ndeshja hapëse e sezonit 2018-19 të Premier League.

Faza përgatitore ka qenë shumë e trazuar për “Blutë” të cilët kanë një trajner të ri. Italiani Sarri ka marrë vendin e bashkëkombësit të tij, Conte, dhe duhet të luftojë për të siguruar që yjet e skuadrës, si Thibaut Courtois, Eden Hazard dhe Willain të mos largohen nga ekipi. Blerja e verës, Jorginho, i marrë nga Napoli ku ka punuar pikërisht me Sarri-n për tre vite, pritet të bëjë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me Chelsea-in.

Do të jetë një sfidë interesante për italo-brazilianin, i cili do të përballet me skuadrën që refuzoi gjatë merkatos së verës. Londinezët shpresojnë të nisin një epokë të re me filozofinë sulmuese të Sarri-t. City, nga ana tjetër, po përgatitet të fillojë sezonin e ri pasi fitoi Premier League në atë të kaluarin me 100 pikë të grumbulluara në total.

Trajneri Pep Guardiola do të ketë në dispozicion blerjen e vetme të verës për “Qytetarët”, Riyad Mahrez, dhe mbrojtësin francez Mendy, i cili ka qenë i dëmtuar për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar.

Gjithsesi, City nuk ka zhvilluar një fazë shumë të mirë përgatitore, duke humbur dy nga tri ndeshjet e luajtura, por Guardiola ka bërë disa eksperimente gjatë këtyre takimeve, duke aktivizuar lojtarë të akademisë. Gjithashtu, duhet thënë se disa prej lojtarë kryesorë nuk janë bashkuar akoma me ekipin pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Statistika

– Chelsea ka fituar katër Superkupa të Anglisë në 12 ndeshje, ndërsa City ka fituar katër në 10.

– Që nga 1992-shi, vetëm shtatë klube që kanë fituar Superkupën e Anglisë, kanë arritur të fitojnë edhe kampionatin në të njëjtin sezon.

– Chelsea nuk ka fituar katër finalet e fundit të luajtura në Superkupën e Anglisë.

– Ecuria e Guardiola-s në ndeshjet e tre superkupave të fundit të luajtua si trajner i Bayern Munich është: 3 ndeshje, 3 humbje.

– Janë realizuar më shumë se 2.5 gola për ndeshje në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit që janë luajtur mes këtyre dy skuadrave.

Related posts

Mediet italiane lëshojnë “bombën”/ Sulmuesi argjentinas i Juventusit shumë paranë PSG-së

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Sulmuesi tremb Liverpoolin, ja deklarata e Klopp

Delo.autor

Në Kinë të fiksuar pas Iniestës, shuma astronomike dhe 2 milionë shishe vere

Q.Autor

Leave a Comment