Futboll La Liga Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ VIDAL nuk mjafton, Barça përgatit SUPER blerjen

Endrra e Barcelonës? Sipas “El Mundo Deportivo” është të bashkojë sërish në të njëjtin mesfushë Paul Pogba dhe Arturo Vidal, si te kohët e arta te Juventus. Pas largimit të Iniesta dhe Paulinho gjatë kësaj vere, dy mesfushorët mund të bashkohet në “Camp Nou”, duke formuar një treshe ëndrrash me Sergio Busquets.

Vidal zgjodhi Barcelonën për të vazhduar karrierën, pasi u largua nga Bayern, ndërsa duke parë marrëdhënien e vështirë me Jose Mourinho, menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka nisur punën për të çuar francezin nën urdhrat e Valverde.

Asgjë nuk është e pamundur, sidomos nisur nga fakti se Leo Messi ka dhënë “ok” për marrjen e Pogba, pas një bisede që pati me Eric Abidal, aktualisht drejtues i Barcelonës, mik i mirë me Pogba.

Gjithçka mund të realizohet nëse ekipi “blaugrana” do të vendosë të investojë 110 milionë euro për lojtarin që doli kampion bote në Rusi.

Related posts

NUK LUAJTI NË MIQËSORE/ Messi kushton shtrenjtë, organizatorët rimbursojnë tifozët

F.autor

E PAPRITUR/ Barcelona nxjerr VIDALIN në shitje, ja 3 skuadrat që kërkojnë kilianin

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME NË VERË/ Marotta përgatit ofertën për ylli i Real Madridit…

Delo.autor

Leave a Comment