Futboll Sport

REKORD/ Kevin Anderson në finalen e Wimbledon, fiton maratonën 6-orëshe ndaj Isner

Tenisti afrikano-jugor Kevin Anderson është finalisti i parë i grand slemit të Wimbledon për meshkuj, që në mbrëmje mundi 3-2 (7-6, 6-7, 6-7, 6-4, 26-24) rivalin amerikan John Isner në gjysmëfinalen e luajtur në fushat me bar të Londrës. Një maratonë e vërtetë kjo sfidë, që zgjati 6 orë e 35 minuta, duke u bërë ndeshja e dytë më e gjatë e historisë së Wimbledonit (ndeshja më e gjatë përfshin sërish Isner, që 8 vite më parë pat mundur Nicolas Mahut pas 11 orësh e 5 minutash).

Anderson, që dy ditë më parë pat mundur pas gati 5 orësh lojë Roger Federer përsëriti të njëjtin rezultat edhe sot, në një përballje epike ndaj Isner, ku natyrisht seti final ishte ai që dhuroi emocionet më të mëdha. Tri setet e para u vendosën në “tie break”, me amerikanin që udhëhoqi 2-1, por në setin e katërt afrikano-jugori fiton 6-4 dhe barazon shifrat. Fituesi u përcaktua në setin final, që ishte një “ndeshje më vete”, që duket se nuk do të përfundonte kurrë.

Tenistët fitonin “game” me shërbimet e tyre dhe e tillë loja shkoi deri në barazimin 24-24, moment kur Anderson fiton me topat e Isner (udhëheq 25-24) dhe më pas mbyll ndeshjen në favorin e tij 26-24, du kualifikuar kështu për në finale. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes kampionëve Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, që ka gjasa edhe të ndahet në dy ditë në rast se do të ketë shumë rivalitet, duke parë kohëzgjatjen e takimit të parë dhe orën e vonë që do të nisë.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Të besuarit e Allegrit triumfojnë ndaj Sassuolos dhe marshojnë në kampionat

Delo.autor

“U VËRSHËLLYE NGA TIFOZËT”/ Valverde nuk shqetësohet: Duhet ndryshuar situata!

Delo.autor

Neuer apo Ter Stegen? Jesus apo Firmino? Ja dilemat para Botërorit “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment