Futboll Shqipëri Sport

“NUK NA KËNAQ BARAZIMI ME AUSTRINË”/ Vrioni: Inter apo Milan? Zgjedh prapë…

Sulmuesi i Juventusit dhe Shqipërisë Xhakomo Vrioni pranon vetëm opsionin fitore kundër Austrisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian për U21

Në konferencën e sotme për shtyp, ai shtoi se ftesa nga kombëtarja A do të vijë në momentin kur ai të ketë dhënë maksimumin me Shpresat.

I pyetur kë do të zgjidhte nëse do ta kërkonte Interi apo Milani, Vrioni pranoi se dëshiron të mbetet te Juventusi.

“Objektivi me Austrinë – Presim të japim maksimumin siç kemi bërë të gjtihë ndeshjet që kemi bërë dhe të shpresojmë të marrim 3 pikët. E di që është e vështirë, por do ta provojmë.

Barazim, opsion i pranueshëm – Jo nuk mendoj se na pëlqen barazimi. Do të kërkojmë fitoren dhe të japim maksimumin.

Pikat e forta të ekipit të Shpresave –Lojtarë me ekspereiencë jemi të gjithë, nuk jam vetëm unë. Besoj se kur na kanë thirrur trajneri do të thotë që jemi lojtarë shumë të mirë. Është grupi me rëndësi dhe të japim shpirtin në lojë dhe ishalla ia dalim.

Ftesë nga kombëtarja e madhe – Kur të më jepet mundësia. Derisa të jem me U21-shin kur të më jepet mundësia, do të jem gati.

Ambiciet me Juventusin – Juventusi është krenari e madhe. Është nder të luaj me një nga 11 klubet më të forta në botë. Do të vazhdoj të jap maksimumin. E thashë, është krenari e madhe.

Nëse do ta kërkonte Interi apo Milani – Do të zgjidhja Juventusin”, deklaroi Vrioni.

Related posts

PLAS SHERRI/ Tension në Kategorinë e Dytë: Lojtarët sulmojnë gjyqtarin për një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

UEFA PUBLIKON RENDITJEN/ Ja klubet më të mira në Champions League. Kryeson…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Madhështore, Italia mposht me penallti Anglinë dhe ngre trofeun në “Wembley”

Delo.autor

Leave a Comment