Futboll Sport

Cuculi firmos me Kukësin dhe rigjen Nexhipin, ja rroga që do përfitojë te verilindorët

Goditje e madhe e Kukësit në merka to vetëm 24 orë pas zhgënjimit në Gjeorgji. Mbrojtësi që mbylli sezonin me Shkëndijën e Tetovës, Ardian Cuculi, ka pranuar ofertën dhe ka nënshkruar për një vit. Pas negociatave të vazhdueshme mes drejtorit teknik, Nderim Nexhipi dhe lojtarit, kreu i klubit kuksian ka plotësuar kërkesën e Cuculit dhe ky i fundit menjëherë ka udhëtuar dje drejt Tiranës për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Natyrisht, më parë ishte dhënë aprovimi edhe nga trajneri Armando Cungu, i cili duke parë problemet e skuadrës në mbrojtje, por mbi të gjitha cilësitë dhe eksperiencën e 31- vjeçarit, mirëpriti këtë afrim. Cuculi mund të luajë në të gjitha pozicionet e prapavijës, edhe pse vendi më i përshtatshëm për të është ai i mbrojtësit të majtë. Ardhja e lojtarit nga Kërçova, që në sezonin 2014- 2015 ka qenë pjesë e Partizanit, shton edhe më shumë konkurrencën në mbrojtje. Madje, tashmë në këtë repart janë bërë aq shumë lojtarë, saqë me siguri një ose dy janë të tepërt dhe do të largohen nga Kukësi pas Europës.

KONTRATA – Cuculi ka firmosur për një vit me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. “Panorama Sport” mëson se paga e tij neto është 4 mijë euro në muaj, pa përfshirë këtu bonuset e vëna nga klubi në rast se arrihen objektivat në fund të sezonit. Mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë, duke u aktivizuar në gjashtë takime. Kur ka qenë pjesë e Partizanit, Cuculi u grumbullua nga Maqedonia dhe arriti të luante ndaj Spanjës në eliminatoret e Europianit 2014.

RIVALITETI – Afrimi i Cuculit te Kukësi nuk ka qenë i lehtë, pasi klubi nënkampion në fuqi ka arritur të fitojë konkurrencën me Flamurtarin. Në fakt, për 31-vjeçarin pati një interesim nga Partizani në muajin qershor, por më pas gjithçka u zbeh dhe lojtari priti për të provuar një aventurë në Turqi. Në korrik u kontaktua nga drejtuesit e klubit vlonjat, por la gjithçka pezull. Negociatat mes Cuculit dhe Flamurtarit kanë qenë në fazë të avancuar deri një javë më parë, kur dhe palët nuk arritën një marrëveshje për pagën. Më pas në lojë u fut Kukësi dhe përfitoi, duke bindur lojtarin me 4 mijë euro neto dhe disa bonuse. Gazeta mëson se mbrojtësi e ka të pamundur të aktivizohet në ndeshjen ndaj Torpedos, pasi federimi i tij duhet të ishte bërë që përpara sfidës së parë.

Related posts

“ËSHTË NJË NDESHJE E RËNDËSISHME”/ Flet Javier Zanetti: Kemi bërë një fillim të shkëlqyer, por…

Delo.autor

Video/ Klubi i ri i beson numrin 10-të, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares

Q.Autor

Norvegjia sjell padyshim kujtime të ëmbla për shqiptarët, nordikët i sjellin fat Shqipërisë

Sadik.Autor

Leave a Comment