Bundesliga Futboll Sport

E KËRKON PSG/ Kovac ndal largimin e Boateng: Kam nevojë për një mbrojtës të tillë

Trajneri i Bayern Mynih, Niko Kovac shpreson që mbrojtësi Jerome Boateng të mos largohet nga skuadra bavareze në merkaton e verës dhe të avzhdojë të luajë për kampionët e Bundesligës. Mbrojtësi 29-vjeçar ka ngjallur interesin e mjaft skuadrave të mëdha në Europë, me PSG që është në “pole” për ta marrë, por Kovac mund të ndalë këtë transferim. Trajneri i ka dhënë besim lojtarit, që u aktivizua 90 minuta në fitoren 1-0 që Bayern arriti në Kupën e Gjermanisë ndaj amatorëve të Drochtersen/Assel.

“Unë shpresoj që deri në fund të merkatos të mos ndodhë asgjë. Kjo do të më lumturonte, pasi do të mbaja në ekip të gjithë lojtarët. Unë besoj se Boateng do të jetë me ne në shtator, nuk ka për t’u larguar. Është një lojtar i rëndësishëm për ne, ka përvojë dhe është një lider”, u shpreh Niko Kovac, që beson te mbrojtësi i kombëtares gjermane. Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se pas 7 sezonesh, Boateng mund të largohet nga Bayern Mynih, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë konkrete në adresë të mbrojtësit 29-vjeçar.

Related posts

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Njeriu-gol në Europë, Salah është lojtari më vendimtar në kampionatet kryesore

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Presidenti i UEFA-s, Čeferin dhe Presidenti i Federatës Hollandeze, Van Praag letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

Delo.autor

Leave a Comment