Futboll Kombëtarja Sport

DËMTIMI I RËNDË I KROÇIATIT/ Odise ROSHI shkon në Itali për vizita të specializuara

Dëmtimi i kroçiatit ka bërë që Odise Roshi të lërë Rusinë për të ardhur në Itali, ku këtë javë do të kryej disa vizita më të specializuara mjekësore. Futbollisti i kombëtares, që luan për Ahkmat Grozny në Rusi, u dëmtua një javë më parë gjatë ndeshjes së Premier Leagues ruse kundër Rubin Kazan.

Odise Roshi u shpreh i keqardhur për dëmtimin pasi po kalonte një formë të mirë duke u aktivizuar rregullisht me klubin. “Këto janë gjëra të papritura që ndodhin. Kështu ka ndodhur dhe me futbollist të tjerë të kombëtares, Sadiku, Abrashi etj. Tani kam ardhur në Shqipëri dhe do nisem për në Itali për të kryer një vizitë të specializuar.

Rikuperimi do rreth gjashtë muaj, por shpresoj të bëhet dhe më shpejt. Besoj se do t`i nënshtrohem një operacioni nëse do duhet ndërhyrë në ligamet”- u shpreh Roshi. Odise Roshi është një nga shtyllat e ekipit kombëtar në krahët e sulmit. Mungesa e tij do të ndihet jo pak në ekipin kombëtar që do të luaj ndeshjet e Ligës së Kombëve në shtator.

Pavarësisht kësaj, futbollisti shpreson që të rikthehet sa më parë në fushën e lojës, ndonëse kjo gjë pritet të ndodh vetëm në fillim të vitit 2019. Me të njëjtin dëmtim është dhe sulmuesi Armando Sadiku, që gjithashtu do të rrijë gjashtë muaj jashtë fushës. Elbasanasi pritet të mungojë 22 ndeshje me Levanten, po aq sa Odise Roshi me Ahkmat Grozny.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Lituani-Itali. Rezultati 0-2

Delo.autor

E BUJSHME/ BECKHAM përgatit transferimin e MESSIT në klubit e ri INTER…

Isa.Autor

KAMPION I BOTËS NË PESHËN E RËNDË/ Fury: Më ofruan 10 milionë dollarë për një duel që vlen 500 milionë

Delo.autor

Leave a Comment