Formula 1 Sport

PROVAT E LIRA/ Raikkonen dominon në pistën e SPA, Ferrari më i shpejtë se Mercedes

Pas pushimeve verore rikthehet këtë fundjavë botërori i Formula 1 në pistën e Spa dhe Ferrari duket se i ka kryer mirë “detyrat e shtëpisë”, pasi makina italiane ishtë më e shpejta në pistë gjatë të dy sesioneve të provave të lira. Fillimisht Sebastian Vettel (gjatë paradites) e më pas Kimi Raikkonen (gjatë pasdites) ishin dy pilotët e “kokëkuqes” ata që dhanë kohën më të shpejtë.

Raikkonen dominoi sesionin e pasdites, duke dhënë kohën 1’43”355 me Ferrarin, duke lënë pas dy makinat Mercedes të Lewis Hamilton (i dyti) e Valtteri Bottas (i treti). Më pas u klasifikua holandezi i Red Bull, Max Verstappen e vetëm i pesti Sebastian Vettel me Ferrari, që ra disi në ritmin e tij krahasuar me sesionin e paradites. Në vendin e gjashtë u rendit Daniel Ricciardo, me Red Bull.

Provat e lira në pistën legjendare të Spa, më e gjata e Botërorit, u dominuan nga Ferrari, që duket se ka një amrsh më shumë, kushtëzuar edhe nga fakti se “kokëkuqja” është pas në të dyja renditjet: Atë për pilotë dhe konstruktorë. Të shtunën do të zhvillohet sfida për “pole position” dhe të dielën, ora 15:10 do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Belgjikës.

Related posts

FORMULA 1/ Red Bull bën dopietë në Japoni, Vershtapen rikthehet triumfator

F.autor

Milan po planifikon një shkëmbim të bujshëm në merkato me Real Madrid

Sadik.Autor

Çelsi, Barcelona apo PSG?! N’Golo Kante ka bërë zgjedhjen e tij përfundimtare

Isa.Autor

Leave a Comment