Futboll Premier League Sport

DËSHTIM TOTAL/ Në Angli sugjerojnë dy emra për të zëvendësuar Mourinhon

Manchester United pësoi një humbje të turpshme mbrëmjen e djeshme në përballjen ndaj Tottenham. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho u mund me rezultatin e thellë 3-0. Ish-sulmuesi skocez, Andy Gray ka sugjeruar emrin e një trajneri të ri që mund të marrë drejtimin e “Djajve të kuq”. Bëhet fjalë për ish-trajnerin Everton, Roberto Martinez, i cili aktualisht drejton kombëtaren belge.

Posti i Mourinhos në “Old Trafford” është në ‘fije të perit’, ndaj shumë shpejt pritet të zëvendësohet nga një tjetër teknik.

Richard Keys në një prononcim për BeIN Sport tha se ‘koha e portugezit te United ka përfunduar’.

“Unë mendoj se koha e Mourinhos ka përfunduar te United. Ata janë një klub në krizë, nuk mendoj se lojtarët duan të luajnë për të dhe futbolli që ato luajnë nuk është emocionues”- tha ai ndërsa sugjeroi ish-trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane për drejtimin e United.

Nga ana tjetër Gray tha: “ Do t’ju jap një emër tjetër, dhe ju mund të qeshni me mua, Roberto Martinez”. Në atë moment pati heshtje në studio, përpara se Keys të thoshte: “Unë nuk do të qesh me ty”.

Martinez udhëhoqi Belgjikën në Botërorin “Rusi 2018”, ku u rendit në vendin e tretë, pasi mposhti dy herë përfaqësuesen angleze. Ai më parë ka trajnuar edhe ekipin e Everton.

Gjatë merkatos së verës është lauar shumë emri i francezit, Zinedine Zidane, i cili mund të pasojë Moun në stolin e “Old Trafford”. Por, mbetet të presim se çfarë do të vendosin drejtuesit.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton bardh e zi, a po vjen lamtumira e britanikut nga Mercedes?

Delo.autor

LUKAKU VENDOS TREGUN ITALIAN NË “ZJARR”/ Ja dy skuadrat e Seria A që përpilojnë ofertën e “çmendur”

Delo.autor

“DUHET TË QËNDROJ ME KËMBË NË TOKË”/ Tenistja Serena Williams: Nuk dua të barazoj rekordin, por ta…

Delo.autor

Leave a Comment