Futboll Premier League Sport

DËSHTOI NË MERKATO/ Mourinho nis sulmin, “vrer” ndaj Liverpool dhe Tottenham

Jose Mourinho ka deklaruar se Liverpool dhe Tottenham nuk kanë fituar asgjë prej vitesh të tëra, por është krijuar përshtypja se janë “fitues serial”, ndryshe nga çfarë ndodh me Manchester United.

Në prag të sezonit të ri, që do të nisë nesër me ndeshjen e Manchester United kundër Leicester City, Mourinho tha gjithashtu se vendi i dytë në sezonin e kaluar, me 19 pikë më pak se kampionët e City, është një nga arritjet më të mëdha të karrierës.

Por ai u ankuar përse Liverpool dhe Tottenham i kanë shpëtuar kritikës dhe është folur sikur bënë diçka të madhe, edhe pse u renditen poshtë United dhe nuk fitojnë asnjë trofe përkatësisht që nga viti 2012 dhe 2008.

“Në këndvështrimin tim është e pabesueshme që kemi dalë në vendin e dytë. Ne e dimë mirë sa e vështirë është të arrish në vendin e dytë, por me kritikat, me shkrimet që kemi lexuar dhe me atë që kemi dëgjuar na është krijuar përshtypja sikur kemi rënë nga kategoria, ndërsa Liverpool e Tottenham kanë fituar gjithçka të mundshme,” – tha Mourinho.

“Shtypi është një gjendje që të bëj të shihen si fitues serial, si ekipe të suksesshme, edhe ato skuadra që nuk kanë fituar asgjë prej dekadash dhe e mbyllën kampionatin poshtë nesh. Sinqerisht e shoh të pamundur pse ndodh që me tetë tituj kampion në karrierën time, tre prej të cilëve në Angli, ta konsideroj vendin e dytë të sezonit të kaluar si një nga arritjet e mia më të mëdha në karrierë,” – përfundoi “Special One”.

Related posts

SKUADRA MODESTE ITALIANE DREJT NGJITJES/ Ja problemi kryesor tek klubi Citadelës

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dinamo Kiev-Bayern Munich. Rezultati 1-2

Delo.autor

“SPIDER MANI” I UDINESES/ Portieri spektakolar me dy pritje të njëpasnjëshme (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment