Futboll La Liga Sport

U LARGUA RONALDO/ Perez: Kemi futbollistët e duhur për të shkruar historinë

Gjatë prezantimit të portierit Thibaut Courtois, blerja e re në dispozicion të Lopetegui, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk ka lënë të kuptohet asgjë për të ardhmen e Luka Modric, mesfushori që ka kërkuar të largohet nga “Bernabeu”.

“Historia e klubit tonë meriton që këtu të jenë futbollistët më të mirë të planetit, – tha Perez. – Nuk kemi nevojë të sforcohemi sepse kemi aktualisht futbollistët më të mirë dhe për më tepër kemi një sistem grupmoshash të përkryer që furnizon ekipin e parë me talente. Mendoj se kemi përbërjen e duhur të lojtarëve për të synuar sërish historinë.”

Perez ka thënë një “jo” të prerë për largimin Modric te Inter dhe trajneri Lopetegui e ka përfshirë lojtarin në listën e të grumbulluarve për Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid, që do të luhet pas një javë në Estoni.

 

Related posts

“TOPI I ARTË”/ Nga Hazard te De Ligt, “France Football” publikon renditjen zyrtare

Delo.autor

​CHELSEA-HUDDERSFIELD/ “Blutë e Londrës” kalojnë në epërsi, shënon golin ​Higuaini

Delo.autor

Trajneri Sarri drejt rinovimit me Napolin, por me klauzolë lirimi

Sadik.Autor

Leave a Comment