Futboll Sport

NAPOLI ME HAP KAMPIONI/ Përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo

Napoli vijon të kryesojë dhe të mbajë distancën nga ndjekësit në Serie A. Skuadra e Antonio Contes fitoi 2-3 me përmbysje në udhëtim kundër Atalantës së Berat Gjimshitit, me kapitenin e Kombëtares që luajti 90 minuta.

Sfida u zhbllokua nga vendasit e Gasperinit pas vetëm 16 minutave lojë me Retegui. Napoletanët më pas morën kontrollin e lojës dhe në harkun e 13 minutave (27 dhe 40) përmbysën me Politano dhe McTominay. Me fillimin e pjesës së dytë Atalanta barazoi me Lookman, por Romelu Lukaku e kishte ‘mbajtur’ një gol për t’i dhënë Napolit tri pikët.

Me këtë sukses Napoli shkon në kuotën e 50 pikëve dhe merr fitoren e pestë radhazi, për të qëndruar në krye të Serie A. Nga ana tjetër Atalanta me 43 pikë vijon të jetë në pozitën e tretë.

Related posts

HABIT SULMUESI I MANCHESTER UNITED/Nuk e ka vendin e sigurtë në formacion, por kërkon të qëndrojë

Isa.Autor

ASKUSH NUK MUND T’I THOTË “JO” ATIJ/ Bosi i Gomorras i bën ofertë Ibrahimovic

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Kallaku te Fernandinho, ja si ndryshon Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment