Basketball Sport

NBA/ Lakers marrin kreun në Perëndim, San Antonio befason Clippers

Ekipi i Lakers ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 94-92 ndaj Memphis jashtë fushe, suksesi i dytë radhazi ndaj kësaj skuadre brenda 48 orësh. Një fitore e ardhur në sekondat e fundit, ku LeBron James dhe Davis realizuan nga 26 pikë secili dhe 21 rebound së bashku.

Fiton edhe skuadra e San Antonio Spurs, që mundi 116-113 Clippers në fushën e këtij të fundit. Befasoi patty Mills, që realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Murray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Leonard për vendasit.

Brooklyn, falë 29 pikëve të Kyrie Irving, mundi 130-96 Utah Jazz, ndërsa Denver triumfoi 123-116 ndaj Minnesota, sfidë ku u dallua Nikola Jokic, me 35 pikë e 15 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Utah Jazz, 130-96

Memphis – Lakers, 92-94

Denver – Minnesota, 123-116

Clippers – San Antonio, 113-116

Portland – Chicago, 108-111

Related posts

Dëmtimi i rëndë i BRAVOS/ Man City PRANË AKORDIT me ish-portierin e LIVERPOOLIT

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Shpërthen festa në “Selman Stërmasi”, Hebaj “bën ligjin” (VIDEO)

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ LIVERPOOL/ Mourinho: Liverpool është një skuadër e fortë, por nuk mund…

Isa.Autor

Leave a Comment