Futboll Seria A Sport

DËSHTON TRANSFERIMI/ CANDREVA nuk dëshiron t’i bashkohet MONACOS

Përpjekjet e Interit për transferimin e Keita Balde Diaos kanë ngecur, pasi Antonio Candreva nuk dëshiron të transferohet te Monaco.

Është raportuar se Nerazzurrët janë duke tentuar të arrijnë marrëveshje për sulmuesin senegalez, me ç’rast anësori italian do të shkonte në drejtim të kundërt si pjesë e marrëveshjes. Mirëpo, Sky Italia raporton se Candreva nuk dëshiron të largohet nga zikaltrit, sidomos nuk dëshiron t’i bashkohet Monacos.

Nëse ai nuk pranon të largohet, atëherë Interi do të duhet ta paguajë çmimin e plotë të transferimit.

Diçka e tillë vështirë se mund të ndodhë, duke qenë se Nerazzurrët do të kishin probleme me rregullat financiare.Candreva është pjesë e Interit nga viti 2016, kur u transferua nga Lazio për një shumë prej 22 milionë eurosh. Edhe Keita u transferua te Monaco pikërisht nga Lazio në vitin 2017.

Related posts

“IMMOBILE NDËR MË TË MIRËT”/ Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Historia e errët, pse legjenda e basketbollit quhej “Mamba e Zezë” (FOTO)

Delo.autor

Performanca e Neymar në Botëror, flet Van Basten: Nuk është një…

Isa.Autor

Leave a Comment