Futboll Seria A Sport

DUELI I TROFEVE/ ZANETTI-MALDINI, rikthehet DERBI i madh i KAPITENËVE

Zv.presidenti i Inter, Javier Zanetti, i jep mirëseardhjen Paolo Maldinit në Serie A, si drejtues i Milan. “Jam i lumtur që do të ketë sërish derbi me të. Jam shumë i lumtur për Paolon sepse ai është një profesionist i madh dhe njeri i shkëlqyer. Për futbollin rikthimi i tij është diçka shumë e mirë. Kam shumë respekt për të dhe tani do të më shijojë edhe më shumë fitorja kundër Milan. Si në kohët e vjetra.”

Maldini luajti 902 ndeshje me Milan në të gjitha veprimtaritë dhe nëntë vjet pasi u tërhoq nga futbolli do të rikthehet në klubin kuqezi si drejtori i strategjisë sportive.

Zanetti, “legjenda” e Inter me 858 ndeshje për zikaltërit, ka tre vjet që bën të njëjtën punë te klubi rival.

“I uroj Maldinit mirëseardhjen në karrierën e drejtuesit dhe suksese të mëtejshme,” – përfundoi Zanetti.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kapiteni i Kombëtares firmos me Olimpiakos. Ja kontrata dhe rroga (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lille-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

MANCHESTER CITY-WEST HAM/ “Qytetarët” kalojnë në epërsi, shënon Aguero me 11-metërsh

Delo.autor

Leave a Comment