Bundesliga Futboll Sport

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Lëv ka në listën e SKARCIMEVE edhe dy lojtarët e BAYERNIT

Ishte një Botëror zhgënjyes në të gjitha drejtimet ai i Rusisë për kombëtaren e Gjermanisë. Skuadra u eliminua që në fazën e grupeve, duke u renditur e fundit në një grup relativisht të lehtë. “Pancerat” mundën të merrnin vetëm një fitore në ndeshjen e dytë ndaj Suedisë që në fund u rendit e para në grup. Ndërkohë, dy humbje poshtëruese në ndeshjen e parë ndaj Meksikës dhe atë të fundit kundër Koresë së Jugut vendosën kapitullimin e gjermanëve në tokën ruse.

Trajneri Lëv i konfirmuar në pankinën e kombëtares, pasi analizoi situatën me krerët e Federatës Gjermane të Futbollit po mendon në një riformatim të skuadrës. Sipas “Bild” lojtarët që do të preken nga ky formatim, do të jenë ata me moshë relativisht të madhe. Me Ozilin që u tërhoq në muajin korrik, Lëv po mendon të largojë Zherom Boateng dhe Tomas Myler nga skuadra. Dy lojtarët ishin larg formës së tyre në turneun e Rusisë. Edhe pse faji për eliminimin nuk rëndon vetëm mbi ta. Në listë duhet të ishin shumë të tjerë, para këtyre as nuk u munduan të bënin diçka për të shpëtuar nderin gjerman.

Më 6 shtator do të jetë edhe ndeshja e radhës për Gjermaninë që do të ndeshet me kampionen e botës, Francën, për Ligën e Kombeve. Trajnerit i duhet të reagojë, një paraqitje tjetër dyshuese do të ishte fatale për të. Atij do t’i duhet të shënojë emrin e tij në listën e skarcimeve që ka gati dhe t’i bashkohet Ozilit, Boatengut dhe Mylerin, nëse këta të fundit nuk do jenë më në planet e tij në të ardhmen. Tifozët dhe drejtuesit e “DFB” janë në pritje të rezultateve konkrete, por një gjë është e sigurt që nëse Lëv vendos të lërë jashtë Boateng dhe Myler, atëherë fillimi nuk duket shumë premtues për futbollin gjerman.

Related posts

S’KA DYSHIME/ KOVAC: Ju tregoj të ardhmen e JAMES, kolumbiani do të…

Isa.Autor

LËVIZJA E BUJSHME E JANARIT/ Sulmuesi i BARÇËS gati për tu transferuar në Serie A

Isa.Autor

PAS AKSIDENTIT TRAGJIK/ Antonio Reyes i jepet mes lotësh lamtumira e fundit

Delo.autor

Leave a Comment