Futboll Sport

DËSHTUAN NË EUROPË/ Qendërmbrojtësi largohet nga Kukësi, në dyshim edhe ALLA

Përveç rinovimeve, nga klubi i Kukësit ka edhe largime, pas mbylljes së aventurës europiane. Mëson se Rustem Hoxha, qendërmbrojtësi durrsak është larguar nga ekipi verilindor.

Hoxha ishte titullar, për shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar me Kukësin, por tashmë, duke parë edhe oferta të shumta në adresë të tij, futbollisti ka zgjedhur të ndërpresë marrëdhënien me Kukësin, dhe të zgjedhë një tjetër klub për të vazhduar karrierën.

Ndërkohë, në dyshim mbetet qëndrimi i Allës apo jo tek Kukësi. Ka qenë vetë trajneri Cungu, i cili ka dhënë pëlqimin e tij që qendërmbrojtësi të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të tij, por ndërkohë, rroga e tij e lartë ka vënë në diskutim gjithçka. Flamurtari i ofron më tepër lojtarit dhe kalimi në Vlorë duket më i mundshëm për momentin. Këto dy ditë do të jenë vendimtare, me pogradecarin që e josh paga prej 5 mijë eurosh që i ofrojnë.

Related posts

Mourinho i PAMËSHIRSHËM me Caballeron: Të kesh atë në fushë është si të…

Sadik.Autor

“TI JE M*T, DALIM JASHTË K*RVË”/ Sherri Ibrahimovic-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

Delo.autor

NIS STËRVITJEN E PARË ME PSG/ Icardi “prezantohet” kështu tek klubi i ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment