Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ EVERTONI kërkon ti “rrëmbej” dy SUPER lojtarë Barcelonës

Yerry Mina, mbrojtësi kolumbian i Barcelonës, duket se ka vendosur të pranojë opsionin e kalimit tek Everton në Premier League. Në një ditë të furishme, për shkak të mbylljes së merkatos në Angli, drejtuesit e Everton kanë zbarkuar në Barcelonë për të mbyllur nënshkrimin e Yerry Mina.

Në këtë mënyrë, Everton do ta fitonte betejën kundër Manchester United, klub i cili në fund duket se është dorëzuar për shërbimet e kolumbianit, nëse marrim parasysh fjalët e fundit të Jose Mourinhos. Fakti që ai spekulon me një ofertë të mundshme për Godín të Atlético Madrid e konfirmon këtë.

Nuk përjashtohet fakti se gjatë “ekspeditës” në Barcelonë, përfaqësuesit e Everton të negociojnë edhe për André Gomes. Bisedimet janë ende në vazhdim, ndërsa merkatoja verore në Premier League mbyllet sot, në orën 18:00.

Related posts

HAZARD PLAS BOMBËN/ Mendoj të LARGOHEM: “Nëse REALI vjen tek unë, do të…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Havertz i mallkuar, humbet rast ndaj Portos me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ “KuqeZitë” mbyllin përgatitjet në Frankfurt, nisen drejt Islandës

Delo.autor

Leave a Comment