Futboll Sport

DHUNA NË STADIUME/ Nga përleshja në Korçë e deri tek skandali në Këlcyrë (RASTET)

Futbolli shqiptar është i zhytur i tëri në errësirë, diktuar jo vetëm nga mungesa e profesionalizmit dhe cilësisë sportive, por mbi të gjitha nga aktet e dhunës që kanë përfshirë stadiumet tona. Presidentë klubesh që shkaktojnë dhunë dhe shesin e manipulojnë ndeshjet.

Kryetarë bashkish që janë dhe presidentë klubesh në ndonjë rast, por edhe “mbrojtës” të interesave të klubeve të tyre, apo dhe deputetë që harrojnë e ngatërrojnë misionin e tyre për të cilët i ka votuar populli e që gjenden në qendër të rrëmujave në stadium, të gjithë inspirues të dhunës dhe shkaktarët e vërtetë të dhunës. Të fundit në këtë seri të gjatë të shkaktarëve dhe autorëve të dhunës janë edhe tifozët.

Precedenti i takimit hapës për sezonin e ri në Kategorinë Superiore i vë vulën se menaxhimi i futbollit në shqipëri është një pikë kritike. Tifozë të lënduar, stadiume të shkatërrura dhe përgjegjës vështirë se gjen.
Rastet ku dhuna dhe kacafytjet ka qenë prezentë në stadiumet shqiptare nuk përbëjnë më lajm pasi nuk ka instanca ligjore që të veprojnë rreptësisht ndaj tyre.

Viktimë e dhunës së tifozëve, madje edhe të futbollistëve ra edhe arbitri i Alvi Paço. Ky i fundit u sulmua dhe dhunua në grup nga lojtarët e Këlcyrës. E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi sezonin e shkuar në kategoinë e dytë. Arbitri u dhunua duke u goditur me shqelma dhe grushte nga lojtarët dhe stafi drejtues i ekipit të Këlcyrës.

Dhunë ka patur disa herë edhe në stadiumin e Peqinit ku arbitrat dhe lojtarët miq janë dhunuar barabarisht. Kujtojmë këtu edhe takimin Peqini-Besa ku tifozët kavajas pësuan lëndime nga tifozeria peqinase.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Yonghong Li: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë vitit të parë, në këtë ekip…

Sadik.Autor

Guardiola betohet për blerjen që kushtoi 43.5 milionë euro…

Q.Autor

Man United nuk fiton/ Mourinho gjen FAJTORËT: Nuk janë LOJTARËT por…

Isa.Autor

Leave a Comment