Futboll La Liga Sport

ZBULOHET AXHENDA/ Takimi Messi-Laporta, peng i krizës ekonomike të skuadrës

Bindja e Lionel Mesit që të qëndrojë në “Camp Nou” është një nga prioritetet që ka Barcelona dhe presidenti i sapozgjedhur Joan Laporta.

Është një temë e shkruar me germa të mëdha në axhendën e presidentit, por për momentin nuk ka asnjë datë se kur do të takohet babai i Leo Mesit, i cili është njëkohësisht menaxheri i tij dhe drejtuesve të klubit. Kjo gjë ndodh për dy arsye: Nuk është parashikuar asnjë fluturim i menjëhershëm i Horges drejt Spanjës. Ai ndodhet në Argjentinë.

Gjithashtu, edhe presidenti Laporta është duke marrë kohën e tij për të analizuar mirë shifrat dhe numrat e klubit. Barcelona është goditur nga kriza ekonomike dhe numri një i klubit kërkon që të prezantohet me një ofertë konkrete për kapitenin e tij. Ka pasur disa informacione gjatë kësaj kohe që Horge Mesi do të vijë në Barcelonë ditën e hënë, por nuk është kështu. Sigurisht që kjo situatë duhet zgjidhur shumë shpejt sepse Leo ka ofertë nga PSG-ja.

Laporta e di shumë mirë, por kërkon të informohet më mirë për humbjet dhe borxhet që ka klubi. Barcelona ka konfirmuar që ka 1.1 miliardë humbje, por avokati katalanas dëshiron që t’i studiojë vetë lëvizjet. Ai do të bëjë një ofertë të kënaqshme për kapitenin e skuadrës në aspektin ekonomik, edhe pse thotë që argjentinasi më shumë kërkon projektin sportiv sesa rrogën e tij.

Laporta kërkon garanci për këtë situatë. E ardhmja e Mesit nuk është e sigurt sepse “Pleshti” ka oferta nga PSG-ja dhe nga Mançester Siti. Kohët e fundit ka filluar të mendojë realisht qëndrimin e tij te Barcelona, por kjo nuk është e sigurt.

Related posts

“DUKE PRITUR AGUERO-N DHE MESSI-N…”/ Koeman thur elozhe: Depay i jep diçka ndryshe skuadrës

Delo.autor

POGBA “ÇMEND” MERKATON/ Real Madrid gati 80 milionë euro plus dy yjet e ekipit…

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ Ndeshja e vitit për “Bardhezinjtë”, Conte me “artileri” të rëndë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment