Futboll Sport

ZYRTARE/ Nimaga largohet nga Skënderbeu, nënshkruan me klubin turk

Mesfushori i Skënderbeut Bakari Nimaga do të vijojë karrierën e tij në Turqi, pasi ka nënshkruar me klubin e ligës së dytë, Hatayspor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk, në llogarinë zyrtare në Twitter, ndërsa shfaqet edhe fotoja e mesfushorit nga Mali, bashkë me presidentin e klubit, teksa bëhet prezantimi zyrtar.

Bakari Nimaga ishte që nga sezoni 2012-2013 pjesë e Skënderbeut, ku në Superiore ka zhvilluar plot 97 takime, dhe ka gjetur edhe 5 herë rrugën e rrjetës.

Mesfushori 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me skuadrën turke, ndërsa ende nuk dihet formula e transferimit, nëse kemi të bëjmë me shitje përfundimtare, apo huazim.

Related posts

ZBULON TRE GJENITË E FUTBOLLIT/ Capello: “Pleshti” është një prej tyre, ndërsa CR7…

Delo.autor

Milanit i shfaqen probleme, dështon të shes lojtarin 20 milionësh (DETAJE)

Isa.Autor

NGA JUVENTUS TEK INTERI/ Katër hijet e Kontes. Pesë pika të manualit të suksesit sipas tij

Delo.autor

Leave a Comment