Futboll Sport

Disiplina merr vendimet e radhës, rinis monotonia e dënimeve me Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet e radhës për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Anëtarët e këtij komisioni nuk janë lodhur shumë, pasi në total janë marrë vetëm 4 vendime. Në Superiore e kanë pësuar Flamurtari dhe Kastrioti që janë dënuar për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërsa Partizani dhe Kamza vetëm janë paralajmëruar.

Vendimet e plota:

“1. K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

2. “Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

4. K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit”, – njofton FSHF-ja.

Interesant janë dy paralajmërimet e fundit ku Kamza duhet të përmbushë kushtet sanitare, ndërsa Partizani të mos ndryshojë uniformën pa miratimin e FSHF-së. Superiorja është SUPER!

Related posts

ÇËSHTJA E DËMTIMEVE TEK SKËNDERBEU/ Ja tre shqetësimet e Memellit para sfidës ndaj Kukësit…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Kosovë-Çeki. Rezultati 1-1

Delo.autor

RISI NË PREMIER LEAGUE/ VAR-i do të aplikohet edhe për tifozët, ja ndryshimet

Delo.autor

Leave a Comment