Futboll Premier League Sport

Ekipi i gabuar më kërkoi/ Mane zbulon refuzimin që i bëri gjigantëve të Premier League

Sadio Mane ka zbuluar se ka refuzuar transferimin te Manchester United përpara se të shkonte te Liverpool. Ylli senegalez u transferua në Anfield nga Southampton për 40 mln euro në qershorin e 2016, por mund të kishte qenë ndryshe, siç ka zbuluar vetë lojtari.

“Sinqerisht, nuk më besohej,” shprehet Mane për Premier League Today. “Manchester United më kërkonte, por për mua nuk ishte ekipi i duhur. Nuk ishte momenti i duhur, trajneri apo ndjesia e duhur.”

Si përfundim ai vendosi të pranonte ofertën e Jurgen Klopp te Liverpool.

Gjatë verës ai është përfolur për një transferim te Real Madrid, megjithëse gjithçka thuhet të jetë prishur kur Zinedine Zidane u largua nga Los Blancos.

Related posts

LAJM I MIRË! Italia rikthen tifozët në stadium, ja DATA

F.autor

Franca hipotekon finalen, Samuel Umtiti prish ëndrrën e Belgjikës spektakolare (VIDEO)

Isa.Autor

MYRTO UZUNI “SHKËLQEN” NË MLS/ 3 gola në 4 ndeshje! Shënon në fitoren e fundit të Austin FC

F.autor

Leave a Comment