Sport Tennis

Djokovic shpalos objektivin: Dua të rikthehem numri 1 në botë

Novak Djokovic, që një muaj më parë fitoi grand slam të Wimbledon, ka konfirmuar se objektivi i tij i radhës është të rikthehet numri 1 në botë, pozicion që për herë të parë e ka marrë në vitin 2011. Tenisti 31-vjeçar u rikthye fitues në një turne pas një periudhe të gjatë “agjërimi”, duke dalë edhe nga “top-10”, ndërkohë që e dominoi kreun e renditjes botërore për 3 vite (2014-2017).

Serbi shpreson që të fitojë edhe në US Open, çka do t’i jepte mundësi të afrohej edhe më shumë me kreun. Aktualisht, serbi renditet në vendin e dhjetë me 3,355 pikë, nuk ka për të mbrojtur asnjë pikë deri në fund të këtij viti, ndaj beson dhe shpreson që deri më 31 dhjetor të arrijë Rafael Nadal, që kryeson renditjen me 9,310 pikë.

“Nuk e mohoj që rikthimi si numri 1 është gjithnjë një objektiv për mua. Gjithsesi, nuk e vë veten nën presion për të arritur këtë objektiv, pasi jo gjithçka varet nga unë. US Open është synimi im kryesor për këtë pjesë të sezonit”, tha Djokovic, që do të luajë edhe në turnetë Master të Toronto e Cincinnati.

Related posts

Shqipëri-Ukrainë/ Mundësi e shkëlqyer, e pabesueshme çfarë humbet Mavraj

Sadik.Autor

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Amoruso: Juventus në krizë? Nuk është penduar që shkarkoi Sarrin, Pirlo merito të ketë…

Delo.autor

MUNGOI GJATË GJITHË SEZONIT TË KALUAR/ Van Dijk: Mendojnë se shtirem, por nuk dinë asgjë

Delo.autor

Leave a Comment