Sport Tennis

DOMINIM TOTAL/ Nadal triumfon në Toronto, vendos rekord në turnetë Masters

Tenisti Rafael Nadal triumfon në turneun Masters të Torontos, duke mundur 2-0 në finale (6-2, 7-6) grekun Stefanos Tsitsipas, në një takim që zgjati 1 orë e 45 minuta. Ky është suskesi i katërt në karrierë për spanjollin në këtë turne. Një fitore e merituar e numrit 1 në botë për meshkuj në fushën me çement të turneut kanadez, duke vendosur një tjetër rekord.

Për spanjollin ky është suksesi i 33-të në turnetë Masters, si asnjë tenist tjetër, por që në këtë sipërfaqe mungonte prej 5 vitesh (Sinsinati 2013). 32-vjeçari spanjoll e dominoi ndeshjen në setin e parë, duke patur epërsi në fushë në çdo drejtim (6-2), ndërsa në setin e dytë loja bëhet më e bukur.

Tenisti grek (numri 27 në botë), që në këtë turne pat eliminuar Thiem, Djokovic, Zverev e Anderson, tenton të rihapë ndeshjen, ka edhe një mundësi për ta fituar setin, por pa sukses. Në “tie break”, Nadal fiton 7-6 dhe nis festën, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes botërore.

Related posts

U KUALIFIKUA NË CONFERENCE LEAGUE/ Shikoni festën e “çmendur” të Laçit pas vërshëllimës së arbitrit (VIDEO)

Delo.autor

ZEMËROHET ME STOLIN SPARTAK MOSKA/ Trajneri Spalletti: Ata na tallën, ja pse i shkova… (VIDEO)

Delo.autor

Nuk duheshin “mbretërit”/ Mjaftonte një “Djall i Vogël” për Revolucionin Francez

Isa.Autor

Leave a Comment