Futboll Sport

ÇFARË NUK U PA/ SKANDALI në Superkupë, presidenti i Laçit PËSHTYU anësorin

Festë, sukses, por edhe shishe e të pështyra. E tillë ka qenë finalja e Superkupës së Shqipërisë dje në stadiumin “Selman Stërmasi”. “Panorama Sport” sjell momentet pikante që nuk u panë në televizion të këtij eventi futbollistik.

– Në fund të ndeshjes, kur edhe po pritej ceremonia e dhënies së medaljeve dhe trofeut për fituesin, presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka pështyrë anësorin Ridiger Çokaj në prani edhe të forcave të sigurisë dhe të skuadrës së Skënderbeut që po priste për marrjen e trofeut. Gjest që u pa nga të gjithë të pranishmit. Më tej, Laska ka urdhëruar skuadrën kurbinase që t’i drejtohej dhomave të zhveshjes.

– Që në ardhjen në stadium, Skënderbeu kërkon të tregojë supremacinë. Korçarët kanë mbërritur në “Selman Stërmasi” me autobusin luksoz që ka edhe logon e ujqërve, por edhe me një të dytë.

– Pak Dinamo edhe në këtë finale. Në momentin e daljes së skuadrave për nxehmjen, trajneri Mërgjyshi është përshëndetur dhe ka komunikuar me përgatitësin e portierëve të Skënderbeut, Ilir Bozhiqin. Dy ish-dinamovitë të vjetër…

– Kurbinasit dolën të parët në fushë për nxehmjen para takimit, e më pas edhe ekipi korçar.

skenderbeu laci

– Në minutën e 17-të, Shehi këshillon Alitin për një top të larguar keq, ndërsa Mërgjyshi sugjeron Lushkjan për disa manovra që duhet të kryejë më mirë.

– Ekzekutimi i gabuar i goditjes së dënimit nga Radas pas të 20- ës minutë shkakton edhe ilaritet te të pranishmit.

– Në minutën e 24-t, kur Shehi këshillon Demten, nga tribuna vjen edhe një ironi: “Ku e gjete këtë mër Gesi, nuk plotësoka as peshën trupore…”

-Në përfundim të pjesës së parë, kapiteni Radas komunikon me delegatin Nurishmi me tone të larta duke u ankuar. Qetësia olimpike e shefit të Garave nuk mjafton për ta zbutur kroatin…

– Zëvendësimi i parë i ndeshjes, Hadroj, që zuri vendin e Bushit te kurbinasit në startin e pjesës së dytë, është veshur në sekondat e fundit dhe futja e tij la në pritje për disa sekonda dy skuadrat.

– Pas golit, nga stoli i Laçit nuk pati përgëzime vetëm për Lushkjan, por edhe për Shtubinën. Gjithashtu, kapiteni Selmani përgëzon shokët e skuadrës…

– Pas pësimit të golit, Shehi ka kritika. I kërkon Muzakës që skuadra të jetë e shkurtër në fushë dhe jep rezultat; aksioni pasardhës përfundon në gol për korçarët.

– Pas golit të tretë, vërshojnë tri shishe plastike me ujë në drejtim të pankinës së korçarëve. Jo festë për secilin gol, por tifozët e kurbinasve shfryjmë inatin duke ofenduar. Më tej, një prej tyre ironizon: Me Devollin do luani…

– Gol, festë dhe ovacione për Dejvi Bregun që entuziazmon tifozët e Skënderbeut, të cilët brohorasin emrin e tij. Ndërsa për tifozët e Laçit, ai u komentua me ironi: “E mori ‘kodra’ provimin. E kaloi me sukses”.

– Një moment pushimi, bëri që Muzaka të afrohej pranë pankinës dhe nga tribuna pati jo pak ngacmime nga tifozët kurbinas: “Gjergj, e bëri arbitri golin. Penalltia ishte me hile”. Mesfushori, si një profesionist, nuk reagon, por në një moment kthehet nga tribuna si për të “komunikuar” me tifozin

Related posts

CHAMPIONS/ Kthesë fantastike nga Chamberlain, “shokon” çekët (VIDO)

Delo.autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” ngushotjnë shifrat, shënon Rashford

Delo.autor

I pakënaqur me pagën tek Man City/ REALI dërgon “SPIUNË” për SUPER sulmuesin

Isa.Autor

Leave a Comment