Futboll La Liga Sport

“DORASHKA E BOTËRORIT”/ Njihuni me 9 FAKTET që NUK I DINI për portierin e ri të REALIT

Thibaut Courtois është tashmë portieri i ri i Real Madridit. Dhe këto janë disa nga kuriozitetet, që ndoshta ju nuk i dinit në lidhje me portierin belg, që do të mbrojë portën e skuadrës nga “Bernabéu”. Sa pagoi Atlético Madrid për nënshkrimin e tij? Në cilën moshë debutoi si profesionist? Ja 9 gjërat, që ndoshta nuk i dinit për nënshkrimin më të ri të “Los Blancos”.

1. Në cilën moshë debutoi si profesionist?
16 vjeç, në ligën belge, me KRC Genk. Kur ishte fëmijë, ai luante si mbrojtës i majtë.

2. Cili është shoku më i mirë në botën e futbollit?
“Eden duhet të qëndrojë me mua, përgjithmonë. Kudo që të jem, dua të marr edhe Hazardin”. Ata kanë luajtur së bashku 197 ndeshje.

3. Çfarë sporti ushtronin prindërit e tij?
Prindërit e Thibaut u takuan kur kur ishin lojtarë të Genk-Opglabbeek VC (volejboll). Motra e tij, Valerie, luan edhe në ekipin kombëtar.

4. Cili është sulmuesi, që i ka shënuar më shumë gola?
Cristiano Ronaldo e ka ndëshkuar me 10 gola në 9 ndeshje.

5. Pse ishte i fiksuar me rikthimin në Madrid?
“Zemra ime është në Madrid dhe një ditë do të kthehem atje”, – tha ai për fëmijët e tij, Adriana dhe Nicolás, të cilët jetojnë në Spanjë.

6. Çfarë sporti tjetër praktikoi si fëmijë?
Volejboll, për arsye familjare.

7. Sa gjuhë flet?
Katër: anglisht, frëngjisht, holandisht dhe spanjisht.

8. Sa ka paguar Chelsea për të?
E mori te Genk për 9 milionë euro në vitin 2011, por nuk debutoi me Chelsean deri në vitin 2014.

9. Cilin portier ka idhull kryesor?
“Stili im është i ngjashëm me atë të Van Der Sar, ai është pika referuese kryesore për mua”, – tha ndërkombëtari belg kur u prezantua nga Atlético Madrid.

Related posts

E PABESUESHME/ Pogba: Në celular kam pasur një gol të Ibrës, e kam si…(VIDEO)

Isa.Autor

CONTE BRAKTIS GJELAT/ Tottenham “peshkon” në Itali, piketon trajnerin e ri

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment